Jim Carrey paditet nga nëna e ish të dashurës së tij të ndjerë


Jim Carrey është paditur nga nëna e ish të dashurës së tij, Cathriona White, e cila u nda nga jeta në shtator 2015. Brigid Sweetman shpall fajtor aktorin për vdekjen e vajzës së saj dhe shprehet se ai duhet të ndihet i turpëruar për mënyrën se si e ka trajtuar atë.

White u vetëvra më 15 shtator 2015 në moshën 30-vjeçare, vetëm pak kohë pasi marrëdhënia e saj me Carrey kishte marrë fund. Sweetman dhe ish-bashkëshorti i White, Mark Burton, kanë ngritur padi të ndryshme me pretendimin se Carrey i ka dhënë White receta të shumta ilaçesh të cilat i shkaktuan asaj ovërdozë.

“Familja jonë dëshiron që e gjithë bota ta dijë se kush është në të vërtetë Jim Carrey, një mashkull që do i japë vajzës suaj 3 sëmundje seksualisht të transmetuashme, për të cilat gënjen, do ta thërrasë me emra të shëmtuar, do ta poshtërojë, do të përdorë avokatët e tij që t’ja mbyllë gojën asaj dhe familjes, dhe më pas do t’i japë ilaçe të paligjshme”./Top Albania Radio

jim4

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password