Jeta e shthurur me vajzat e tjera, e dashura e “mbretit” të Instagramit: Mamaja s’do, por ja pse e dua

mbreti1

Ajo u bë e njohur disa ditë më parë, por duke qenë se të gjithë flasin për “mbretin e Instagramit”, Juliann Nicole ka folur sërish. Ajo ka thënë se nuk ndihet mirë teksa shikon fotot e të fejuarit të saj me vajza të tjera të zhveshura në festa me alkool, por ka filluar ta pranojë këtë realitet. Bukuroshja 26-vjeçare është fejuar me multimilionerin Tony Toutouni, i njohur edhe si Mbreti i Instagramit pasi poston vazhdimisht foto nga festat e çmendura, makinat e shpejta dhe avionët privatë. Por edhe pse Tony është i famshëm në mbarë botën për këtë stil jetese, Juliann thotë se i beson bashkëshortit të saj të ardhshëm edhe pse 43-vjeçari s’ka ndërmend t’i ndalojë këto festa. Të dy u takuan rastësisht në një karburant. Fillimisht ajo nuk e pëlqeu, por më pas ranë në dashuri dhe sot ajo e ka të vështirë të ndahet prej tij. “E di që shumë femra do bëheshin xheloze, por unë nuk bëhem më. I pranoj më shumë gjërat tani. Fillimisht ziheshim dhe ndaheshim, por ato foto janë thjesht njëra anë e tij. Ai ka një zemër të madhe dhe do jetë një baba i mirë një ditë. Kam mësuar t’i besoj. Mamaja ime nuk e mbështet marrëdhënien tonë dhe feministet më tallin online”, është shprehur biondja. Kurse Tony, që e ka bërë pasurinë me klube nate në Hollivud, thotë: “E gjithë jeta ime ka qenë shpenzim parash me vajza të bukura dhe makina të shtrenjta”, duke shtuar se tani ka si synim që të bëjë të lumtur vajzën bionde që ka në krah./jetaoshqejf

mbret3

Picture 1 of 10

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password