Jennifer Lopez tërheq gjithmonë vëmendjen. Dhe ja ka arritur edhe këtë herë. Mbrëmjen e të enjtes, këngëtarja i mahniti të gjithë me paraqitjen e saj në “Billboard Latin Music Awards”. Ajo ndërroi dy fustane, të dizenjuar nga stilisti Julien MacDonald dhe që vinin në pah format e saj seksi. Jennifer mbërriti me një fustan të zi të gjatë rrjetë ndërsa fustani i dytë ishte ngjyrë gri përsëri rrjetë. Këngëtarja performoi këngën e re “Mirate” dhe mori dy çmime, “Artistja më sociale e vitit” dhe “Telemundo Star Award”./revistawho.com