Jennifer Lawrance tregohet e pasjellshme me fansat: Mendojnë se më njohin por unë nuk i njoh ata


Jennifer Lawrence duket se ka marrë shembullin e Justin Bieber, për të mos bërë fotografi me fansat. Aktorja ka shpjegur arsyen e marrjes së këtij vendimi për “U.K.’s Daily Telegraph” ku sipas saj ajo nuk preferon të pozojë me njerëzit e zakonshëm pasi mund të jetë shumë e pasjellshme me ta.

“Kam filluar të bëhem shumë e pasjellshme dhe e tërhequr”- ka thënë bukuroshja 26-vjeçare, duke shtuar se ndonjëherë sillet shumë keq. “Fansat mendojnë se ne jemi miq sepse unë jam e famshme dhe ata mendojnë se më njohin por unë nuk i njoh ata”.

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password