• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Jeni kuriozë të dini kujt i ngjan vogëlushja e Besit dhe Xhensilës? Aktori i humorit zbulon të vërtetën

Vetëm dy ditë më parë i erdhi fundit pritjes së ëmbël për Xhensila Myrtezajin dhe sollin në jetë vogëlushen Ajka. Ky ishte një lajm mjaft i bukur për të gjithë, por sidomos për Besin. Nëpërmjet një postimi në ‘Instagram’ ai dha lajmin e shumëpritur për të gjithë fansat dhe tregoi emocionet e papërshkrueshme. Pjesë e kënaqësisë janë bërë edhe miqtë dhe të afërmit e çiftit të cilët kanë shkuar menjëherë kanë vizituar vogëlushen në spital. Një prej tyre është dhe aktori i humorit, Olsi Bylyku. Pasi ka shkuar e ka takuar Ajkën, ai ka bërë një postim në ‘Instastory’ ku uron dyshen për ardhjen në jetë të vajzës. Por përpos kësaj ai ka shuar edhe kuriozitetin për shumë persona të cilët duan ta dinë se kujt i ngjan.

“Mirëserdhe në jetë Ajka. O Zot, dhuroje shëndet e jetë. Ta ishte këput kokën @beskallaku” – shkruan krahas fotos Olsi Bylyku./revistawho.com