• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Jemi rritur me këtë këngë, por askush nuk e dinte se James Blunt ja kushtonte një vajze shqiptare të cilën e ka njohur në luftë

Ish-ushtari britanik i cili shërbeu në Kosovë si paqeruajtës në vitet 1999, James Blunt, është rikthyer në kohë pas kaq shumë vitesh për të kënduar  ”You’re beautiful” në mes të Londrës në 2018.

”You’re Beautiful” ishte këngë të cilën ia kishte dedikuar një  vajze nga Kosova me të cilën ishte takuar në periudhën e luftës.

Këtë e ka bërë të ditur Ambasadori i Kosovës në Britani të Madhe, Lirim Greiçevci nëpërmjet një postimi të bërë në ‘Instagram’.

”James Blunt këndon “You’re Beautiful”, një këngë që ia kushtoi një vajze të panjohur kosovare të cilën e kishte takuar kur shërbeu si paqeruajtës britanik / NATO në vitin 1999 dhe të cilin ai duhet ta kishte admiruar shumë duke shkruar një këngë për të. Sidoqoftë, kushdo që të jeni, faleminderit për frymëzimin e James që ta këndoi një këngë kaq të bukur”,- shkruan Ambasadori Lirim Greiçevic./revistawho.com