Asaj i kërkuan që të dobësohet ose do të përjashtohet nga konkursi i bukurisë “Miss Grand International për Miss Islandën”. “Je shumë e shëndoshë, duhet të dobësohesh”, pas këtyre fjalëve 20-vjeçarja Arna YR Jonsdottir merr një vendim që i ndryshon jetën.
Ajo ka bërë të kundërtën, ka hequr dorë nga konkursi. “Duhet të heqësh mëngjesin dhe të hash vetëm sallatë”, i kërkuan organizatorët e konkursit, por biondja i lë të gjithë më gojë hapur, pasi braktis konkursin.
“Nëse organizatori i këtij konkursi urdhëron që unë të dobësohem dhe nuk i pëlqejnë shpatullat e mia të gjera, nuk meriton që unë të jem mes konkurrenteve”, kështu i është përgjigjur Arna YR Jonsdottir frazave të drejtuara nga juristët e konkursit dhe ka shtuar se: “Unë jam mirë kështu si jam. Nëse i kam shpatullat e gjera më shumë se vajzat e tjera, është sepse jam pjesë e skuadrës atletike të Islandës dhe jam krenare për këtë”.
Pas këtyre fjalëve, jeta e saj ndryshoi, ajo fitoi një mbështetje të madhe nga publiku, profili i saj u rrit menjëherë me fansa dhe sot ajo ka shumë herë mundësi të mira sesa ai konkurs.