• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Moti

Java e dytë e dhjetorit, zbuloni surprizat e motit

Muaji dhjetor ka ardhur me ndryshim të ndjeshëm të temperaturave dhe kjo vihet re sidomos në orët e para të mëngjesit ose në darkë. Temperaturat kanë zbritur në minus dhe në majat e maleve ka patur reshje të pakta dëbore. Përsa i përket javës në të cilën kemi hyrë, sipas “Meteoalb”, ajo paraqitet në kushtet e motit të paqëndrueshëm duke bërë që vranësirat dhe shirat të jenë dominantë në të gjithë vendin. Në zonat malore do të bien reshje dëbore. Dita e martë dhe e mërkurë do të kenë pauzë të reshjeve për tu rikthyer sërish të enjten dhe në fundjavë. Megjithëse reshjet do të jenë të pranishme, intensiteti i tyre do të jetë i ulët.

Temperaturat ektremale të ajrit do të luhaten nga -4°C minimumi në zonat malore deri 15°C, në vlerat më të larta./revistawho.com

CLOSE
CLOSE