close
Breaking NewsLajme

Ja si ndikojnë detyrat e shtëpisë tek fëmijët

20141022183929678456

Shkencëtari Harris Coopers, i cili ka kryer 25 vite hulumtime dhe studime mbi bërjen e detyrave të shtëpisë tek fëmijët nën moshën 10 vjeç, ka arritur në një konkluzion të padëgjuar më parë. Sipas tij detyrat e shtëpisë ndikojnë negativisht në zhvillimin e fëmijëve të ciklit fillor. Këtë konkluzion ai e mbështet me qindra argumente në librin “Beteja mbi detyrat e shtëpisë”. Ai ka mbrojtur fort tezën se në ciklin parashkollor dhe atë të ulët, nxënësit nuk duhen vendosur përpara përgjegjësive, ashtu siç klasifikohen edhe detyrat e shtëpisë. Nëse në ciklin e mesëm apo të lartë detyrat, projektet dhe çdo gjë tjetër është mjaft efektive, tek fëmijët nën 10 vjeç efekti është i kundërt. Në hulumtimin e tij shkencëtari rendit disa arsye, pse mësuesit nuk duhet të ngarkojnë me detyra shtëpie nxënësit e shkollave fillore. Detyrat e shtëpisë padashur mund të krijojnë ndjenja negative ndaj shkollës. Kjo është gjëja e fundit që mësuesit duhet të bëjnë, të kthejnë fëmijët kundër shkollës. Detyrat e shtëpisë japin një ndjenjë të rreme përgjegjësie.

Tags : detyrat e shtepiseFemijetShkolla
loading...