Falë albumit “25”, Adele vitin e kaluar përfitoi 33 milionë euro dhe tani pasuria e saj llogaritet 95 milionë euro. Kjo nënkupton se në vitin e kaluar, ajo përfitonte nga 93.000 euro në ditë nga shitja e albumit permes kompanisë së saj, Melted Stone Limited. Vetëm në javën e parë të publikimit, albumi u shit në tre milionë kopje në gjithë botën, ndërsa deri në fund të vitit 2015 u shti në 7.4 milion kopje.