Ja pse nuk duhet të debatoni kur jeni të mërzitur


Këto janë tri arsyet pse nuk duhet kurrë të debatoni nëse jeni të zemëruar.

1. Mendon se të gjithë janë kundër teje

Kur është i zemëruar, një person humb jo vetëm kontrollin e emocioneve, por edhe besimin, për shkak të faktorëve që kanë të bëjnë me funksionin e brendshëm të trurit. Psikologët thonë se për këtë arsye, ne e cilësojmë çdo fjalë apo gjest të personit që kemi përballë një fyerje.

2. Padashur do të zemërosh edhe të tjerët

 Studimet kanë provuar gjithashtu se nëse jeni i zemëruar edhe personat përballë jush do të ndihen të zemëruar gjithashtu. Ky fakt e përforcon më tepër idenë se nuk do të jeni kurrsesi në gjendje të zgjidhni një konflikt kur jeni të zemëruar.

3. Nuk do të jesh në gjendje të dëgjosh kundërshtarin tënd

Zemërimi e ‘mpin’ aftësinë tuaj për të qenë racional. Ja përse gjatë diskutimit ju mendoni më keq për njeriun që keni përballë se sa gjatë një situate të zakonshme. Në këto kushte, ju do të jeni i paaftë për t’u treguar i paanshëm përballë kundërshtarit tuaj dhe të vëreni aftësitë e tij më të mira.

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password