Ja pse nuk duhet ta përdorni më fillin dentar

dyneema-dental-floss-534x462

E keni shumë merak kujdesin ndaj dhëmbëve. E përdorni larjen me furçë dhe pastrimin me fill dentar, por ende nuk e dini se sa i nevojshëm është ky i fundit.
Në fakt, mund të keni të drejtë: gazeta Associated Press (AP) ka publikuar një analizë, sipas të cilës nuk ka prova shkencore se përdorimi i fillit dentar për të pastruar dhëmbët ka efekt kundër formimit të kariesit ose problemeve të tjera të dhëmbëve.
“AP ka marrë në analizë studimet më rigoroze gjatë dekadës së kaluar. Ata u fokusuan në 25 studime që krahasonin përdorimin vetëm të furçës së dhëmbëve, si dhe ato të kombinuara me fill dentar për pastrim”, – thuhet në raportin e publikuar.
Rezultatet e studimeve të mëparshme, sipas AP, nuk lidheshin drejtpërdrejt me vetë pacientët. “Thënia se përdorimi i fillit dentar për të pastruar dhëmbët është i dobishëm, nuk ka ndonjë provë apo argument të besueshme”, – thuhet në raport.
Më keq, sipas raportit, pastrimi me fill dentar mund të dëmtojë dhëmbët, mishrat dhe protezat e tjera në përgjithësi. Madje, as autoritetet nuk e rekomandojnë përdorimin në praktikat për higjienë të mirë orale.

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password