Sipas një sondazhi të realizuar nga portali “Aristofante”, 62% e femrave të intervistuarave kanë pohuar se do të kishin qenë më shumë të kënaqura, nëse do të kishin marrëdhënie me një mashkull shumë më të madh se sa ato.
Sondazhi ka treguar kështu se ka filluar një rikthim i lehtë për nga formula tradicionale kur partneri shihet si një baba potencialisht i mirë, një partner me një llogari të mirë bankare, por dhe një partner i rafinuar edhe seksualisht.
Sipas “Aristofante”, marrëdhënia funksionon shumë më mirë, nëse mashkulli është shumë më i madh se femra dhe me një diferencë prej 4-8 vjetësh në moshë.