lefuture

Ja parashikimi i motit për sot

moti_1472882753-9161023-550x302

Deri në mesditë, vranësirat dhe shirat do të jenë prezent në vendin tonë, më të dendura shirat do të paraqiten në veri dhe qendër të territorit duke sjellë probleme në këto zona. Parashikohet që në zona të thella malore të ketë reshje të pakta dëbore. Pjesa e dytë e ditës do të vijojë me vranësira dhe shira në të gjithë vendin, intensiteti i tyre do të jetë mesatar dhe i ulët. Parashikohet që në orët e mbrëmjes si edhe gjatë natës të ketë dobësim të reshjeve në vend. Ndërsa të premten parashikohet që reshjet e shiut të pushojnë. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të ndjeshme në orët e mëngjesit, por mesdita do të sjellë renie më të lehte të tyre. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke bërë që në brigjet e Adriatikut dhe të Jonit të gjenerohet dallgë 3 ballë.

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password