lefuture

Ja mesazhi sensibilizues i Fiori Dardhës për të gjithë femrat

fori

Gazetarja Fiori Dardha ndjen se duhet të japë mesazhin dhe mbështetjen e saj në muajin sensibilizues të kancerit të gjirit. Ajo nëpërmjet një postimi në profilin e saj të Instagramit ka këshilluar të gjitha femrat të mos anashkalojnë kontrollet mjeksore dhe të kujdesen fort për jetët e tyre. Gjtihashtu Fiori tregon se e njeh shumë mirë këtë sëmundje dhe ka vuajtur shumë teksa shikonte nënën e saj të luftonte për ta mposhtur atë. Ja çfarë shkruan Fiori Dardha në Instagram:

“E njoh mirë kete dreq sëmundje!
E di mirë sesi të rrënon, jo vetëm fizikisht!
E njoh vuajtjen që të shkakton!
E di se si ta turbullon jetën!
E di se si të shembet bota!
Ta konstatosh në kohë kancerin e gjirit është fitorja më e madhe!
MOS I NEGLIZHONI KONTROLLET!
Kujdesuni për jetët tuaja!”

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password