Vetëm 3 ditë më parë Soni Malaj publikoi projektin e saj më të ri me titull “Loca”, një këngë me ritme latine që është pëlqyer shumë dhe ka shkuar 500 mijë klikime në Youtube. Edhe pse ka qindra këngë në repertorin e saj dhe që vazhdohen dëgjohen prej vitesh, “Loca” është e preferuara e Sonit. “Është një nga projektet e mia më të preferuara në të gjithë karrierën time sepse është një këngë shumë e gjallë në ato ritmet latine që mua më kanë karakterizuar gjatë gjithë karrierës time. Videoklipi është xhiruar në Bari dhe pak në Shqipëri”, tha Soni në një intervistë për Prive./revistawho.com