• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Ja kush është futbollisti shqiptar që është fotografuar me Rihannën

Ditën e djeshme është zhvilluar ndeshja midis Arsenalit dhe Evertonit, përballje e cila ka përfunduar me rezultatin 5:1 në favor të skuadrës së Arsenalit.

Pjesë e kësaj skuadre është edhe mbrojtësi shqiptar Shkodran Mustafi. Por ekipi i Arsenalit duket se ka një fanse shumë speciale, Rihannën, e cila ndeshjen e djeshme ka qenë e pranishme në Stadium.

Ylli i muzikës pop, pasi ka mbështetur skuadrën e zemrës duke bërë edhe foto me futbollistët, midis të cilëve ka qenë edhe  shqiptari Shkodran Mustafi.

Mbrojtësi i Arsenalit ka publikuar në rrjetet sociale foto me këngëtaren duke e falenderuar për suportin.