close
Breaking NewsLajmeSeks

Ja cila është koha ideale për të bërë seks

99f93239-ecaa-43dc-81df-81bbd308c4f9-0

Harrojini mbrëmjet romantike nën dritën e qirinjve dhe petalet e kuqe. Tani nuk keni pse të gjendeni në dilemën se cila periudhë e ditës është më efektive për të kryer marrdhënie seksuale. Hidhni një sy për të kuptuar arsyet se përse mëngjesi është koha ideale për këtë.
Seksi në mëngjes është shumë i shëndetshëm për të gjithë njerëzit të cilët janë në një marrëdhënie. Këtë e pohon Dr. Debby Herbenick, një shkencëtar amerikan i cili thotë se individët të cilët kryejnë marrëdhënie seksuale në mëngjes janë njerëz të shëndetshëm dhe të lumtur.
Shërben si një përforcues i imunitetit, ku përfitimet e tij shëndetësore zgjasin gjatë gjithë ditës. Po sipas Herbenick, seksi i mëngjesit rrit nivelet e estrogjenit, të cilat nga ana tjetër e bëjnë lëkurën e këtyre njerëzve më të shndritshme si dhe flokët e tyre më të fortë.
Po ashtu, njerëzit të cilët kishin një partner të qëndrueshëm seksual si dhe kanë pasur një marrëdhënie seksuale të rregullt (rreth katër herë në javë), janë parë si 7 deri në 12 vjet më të rinj.
Përfimet e seksit lidhen edhe me djegien e kalorive. Ndaj, duke kryer, marrëdhënie seksuale në mëngjes, shërben si një qetësues nervash përgjatë gjithë ditës.
Seksi, ashtu si droga përcakton reaksione të caktuara kimike në tru që japin ndjenjën e euforisë.
Për të gjithë ju që refuzoni të jeni pjesë e këtij akti që herët në mëngjes, bëni mirë të ndërroni mendje sepse realisht kjo mund të jetë shumë e shëndetshme për ju.

Tags : koha idealeSeks
loading...