lefuture

Izraeli na mund në shtëpi, arbitri ndëshkon rëndë Shqipërinë

1478986854izraeliiii55555555555

Izraeli i ka shkaktuar një humbje të rëndë në “Elbasan Arena” Shqipërisë me rezultatin 0-3, ku arbitri gjerman Aytekin është bërë protagonist absolut i ndeshjes, me akordimin e dy penalltive dhe dy kartonëve të kuq, në dëm të skuadrës sonë përfaqësuese.

Ishim duke zhvilluar minuta të mira, madje kishim rrezikuar me Balajn, kur sulmuesi i Izraelit Zahavi u shkëput në kundërsulm në minutën e ’18 dhe në tentativë për ta ndaluar, Gjimshiti shkakton faull brenda zonës dhe kryesori i ndeshjes e ndëshkon mbrojtësin tonë me të kuq, ndërsa akordon 11-metërsh. Zahavi ekzekuton saktë dhe kalon Izraelin në avantazh.

Megjithëse me një lojtar më pak, kombëtarja kuqezi arriti të gjejë forca duke reaguar, por goli nuk erdhi.

Ishte minuta e 55, kur sërish kryesori gjerman i takimit bëhet sërish protagonist. Pas një nxehje gjakrash mes portirit Berisha dhe sulmuesit Zahavi, arbitri ndëshkon me kartonin e kuq portierin tonë dhe akordon sërish 11-metërsh. Por Alban Hoxha, i sapo futur, arrin të presë penalltinë e goditur nga Zahavi.

Megjithatë përveç arbitrit kundër Shqipërisë në këtë ndeshje duket se ishte dhe fati. Pasi në minutën e 66 izraelitët dyfishojnë me një gol mjaft me fat, pasi topi i grushtuar nga Hoxha përplaset në këmbët e njërit prej lojtarëve kundërshtar dhe përfundon në rrjetën tonë.

Në minutën e 84, Atar shënoi edhe golin e tretë për Izraelin duke e vulosur rezultatin në 0-3. / Top Channel

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password