Prej disa kohësh, rrjeti social më popullor në botë Facebook, ka imponuar të gjithë përdoruesit që të vendosin emrin dhe mbiemrin real në profilet personale. Mirëpo prej kësaj ka ndodhur një rast paradoksal. Është ai i Xhovanit, një Italian 28-vjeçar të cilit Facebook-u nuk i pranon mbiemrin pasi nuk e konsideron “real”. Djali e ka mbiemrin Bingo dhe sipas drejtuesve të rrjetit social ai është I njëjtë me lojën e famshme dhe quhet i pavlefshëm. Historia e djalit tërhoqi vëmendjen e mediave, të cilat sot e raportuan si rast. “Kam provuar të regjistrohem normalisht, por më doli një shënim që më ndalonte të vazhdoja procesin. Më pas më erdhi një email që më shpjegonte arsyet. Sipas këtij email-i, filozofia e Facebook-ut është të mos nxisë lojërat e fatit dhe bingon ndaj fjala konsiderohej e padëshiruar”, ka thënë Xhovani Bingo, shkruan “Il Messaggero”.