close
Breaking NewsLajme

ITALI/ Gjykata e i merr fëmijët se xhiroi film porno në shtëpi, gruaja: Me ato para pagova faturat

c_2_articolo_3048410_upiimagepp

Një gjykatë në qytetin e Brescia-s në Itali, i ka hequr një 46-vjeçareje çdo të drejtë nga fëmijët e saj. Shkak për këtë u bë një film porno ku gruaja ka marrë pjesë si dhe është xhiruar në shtëpinë e saj. Pamjet janë hedhur në internet dhe menjëherë kanë shkaktuar polemika pasi është kuptuar zona në të cilën janë zhvilluar xhirimet. Aty shihej një grua që dilte nga shkolla e provincës. “Përdorimi i shtëpisë për të xhiruar skena pornografike ngjall një paragjykim të rëndë që dëmton dinjitetin moral të fëmijëve”, thanë gjyqtarët. Ndërsa gruaja u mbrojt kështu: “Kam gabuar por e bëra sepse kisha nevojë për para. Shumë shpenzime për të kryer dhe ish-burri im nuk jepte aspak kontribut. Mora lekët e filmit dhe pagova faturat”. Avokati i saj ka thënë për mediat italiane se do të kërkojnë anulimin e vendimit.

Përshtatur nga TGCOM

loading...