ITALI/ 2 vjet nga vdekja e këngëtarit të famshëm, e bija: Të kërkoj në qiell, s’po zgjohem dot nga ky makth


Kanë kaluar dy vjet nga vdekja e këngëtarit të famshëm italian Pino Daniele, e sot e kanë kujtuar të gjithë. Jo vetëm në rrjetet sociale por organizime të vërteta me takime janë bërë për përkujtimoren e artistit në Napoli, qytetin e lindjes dhe rritjes. Dedikimin më special sigurisht që e bëri e bija e cila shkroi në Instagram: “Ke shkruar për mua ‘Sara mos qaj’ dhe më thua që të shikoj qiellin e të ndjek një ëndërr të vërtetë. Po tashmë u bënë dy vite që e vetmja gjë që kërkoj je ti. Më duket një makth nga i cili nuk po zgjohem dot dhe akoma shpresoj të kthehem në shtëpi e të dëgjoj tingujt e kitarës, ose të hap derën e të të shoh ty duke qeshur që më thua se ishte gjithçka një shaka e shëmtuar. Po besoj se ka ardhur momenti ta fik imagjinatën e të pranoj se ti nuk do të kthehesh më. Do të provoj të këndoj bashkë me të tjerët, të eci gjatë bregdetit që adhuroje dhe të të shoh nëpër rrugica. Për ne do të jesh gjithnjë nota e fundit e një kënge që nuk duhet të mbaronte por të tingëllonte deri në përjetësi. Të dua pafund”./ revistawho.com

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password