ISIS u shpall luftë edhe… maceve

1476140040mace

ISIS ka miratuar një ligj antimace dhe në kalifat i është hapur rruga shfarosjes së tyre. Në Mosul, fortesa e fundit irakiane në duart e xhihadistëve, një “fatwa” (ligj islamik), ndalon mbajtjen e maceve nëpër shtëpi.

Lajmi është bërë publik nga televizion irakian Al Sumeria. Banorëve të qytetit u është bërë thirrje t’u binden ligjit dhe të mos bëjnë rezistencë ndaj direktivës së dhënë nga njerëzit e al-Baghdadi, të autorizuar për të gjetur dhe vrarë këto kafshë.

Sipas asaj që shkruhet në dekret, macet duket se shkojnë kundër vizionit dhe ideologjisë së besimit të xhihadistëve.

Në të vërtetë vendimi është i habitshëm, për faktin se në fenë myslimane macja konsiderohet një kafshë e pastër dhe e bekuar aq sa vetë Profeti Muhamed u kujdes për një prej tyre. Macen Muezza e kishte zënë gjumi pranë Muhamedit. Kur erdhi ora e lutjes, ky i fundit që të mos e zgjonte, preferoi të priste një pjesë në rrobës që kishte veshur.

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password