Kuptohet se shumica e atyre që vendosin të konkurrojnë në një program si “Big Brother”, kanë pasion televizionin. Një pjesë e tyre pas përfundimit të lojës, përpiqen të angazhohen në media por jo të gjithë ia dalin. Teksa disa prej banorëve të edicionit të fundit kanë njoftuar se në shtator do të shfaqen në ekran, një punë të ngjashme e kanë nisur tashmë njëra prej tyre. Bëhet fjalë për Donjetën, vajzën nga Kosova e cila u përfol gjatë sidomos për raportet me Damianon. Ajo njofton në Instagram se së shpejtë do të zhvillohet “Top Model Kosova 2017”, ndërsa në një prej njoftimeve thuhet se kërkohen djem për pjesëmarrje nga trevat shqipfolëse. Me sa duket Donjeta do të jetë në rolin e producentes./ revistawho.com