Ish-gruaja e Fabrizio Corona-s nxjerr foton e para 10 viteve, fansat: Sot je skandal nga operacionet

download-1

Një fotografi shumë e bukur e 10 viteve më parë ku modelja e njëherësh ish-gruaja e Fabrizio Corona-s ka dalë yll, ka zgjuar nga gjumi miq e armiq. Nina Moric ka ndarë pozën e një dekade pas duke shënuar “Ekzaktësisht 10 vite e 22 tatuazhe më parë”. Kuptohet që komplimentet kanë qenë të shumta por edhe kritikat. Në fakt nuk është kritikuar fotografia por ajo që është Nina sot, me disa ndërhyrje kirurgjikale kryesisht në fytyrë. Hundë, buzë, mollëza… “Më mirë thuaj një hundë, një palë buzë e pak nga të gjitha më parë”, shkruan një komentues. Por përgjigjja e Moric nuk ka vonuar: “Buzët aty i kam pasur të bëra ndërsa nga pjesa tjetër s’kam prekur asgjë. Më vjen keq por ke shkruar idiotësira. Në fund me pëlqimet që merr do fitosh një thekëse buke”, ka shkruar ajo.

15542276_606508092883136_8358900199430302037_n

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password