lefuture

Ish-bashkëshorti i Sonit me partneren e re, zbulohet lidhja e balerinit italian

soni-malaj-mirko

Një histori dashurie 4-vjeçare, një dasmë në sy të gjithë shqiptarëve, deklarata plot dashuri, prindër të Annës së vogël. Është kjo historia e Soni Malajt dhe balerinit italian Mirko Lucarelli. Çifti i dha fund një vit më parë, por duke theksuar se do të ruajnë marrëdhënie të mira për hir të vajzës së tyre. E pas kësaj ndarjeje, për të dy jeta sentimentale ka vijuar më së miri. E para që deklaroi lidhjen e saj me biznesmenin ishte Soni. Këngëtarja dhe Klevi duket se po jetojnë një histori të bukur dashurie prej disa kohësh. Krahas partnerë në jetën e vërtetë, ata janë bërë partnerë edhe në biznes. Burime pranë “Bluetooth” bëjnë me dije se edhe Mirko, ka gjetur këtë herë dashurinë. Fotoja është shkëputur nga profili i tij në “Instagram”, ku së bashku me partneren e re dhe miqtë e tij kanë shijuar një natë jashtë, shkruan ‘Bluetooth’. Vajza bionde në krah është e dashura e re e Mirkos. Dyshja është në një lidhje prej disa kohësh. Biondja simpatike është italiane dhe, nga burimet e suplementit, edhe ajo merret me botën e artit. Të dy kanë disa muaj të lidhur dhe për miqtë e përbashkët ata janë tashmë një çifti i konfirmuar. Mbetet për t’u parë nëse do të ketë një dasmë të dytë në horizont për balerinin italian, i cili është shkëputur nga Shqipëria që pas ndarjes nga këngëtarja. Nga ana tjetër, Soni ka deklaruar se lidhjen me Klevin po e shijon hap pas hapi.

evbfrjhwbe

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password