lefuture

Ish-bashkëshorti i Rovena Dilos flet për herë të parë për jetën e tij dhe martesën e dështuar

rovena-dilo-007-martohet-500

Ish futbollisti i Tiranës, Florian Riza ka hedhur pas krahëve divorcin me këngëtaren e njohur, Rovena Dilo, me të cilën jetonte prej 10 vitesh. Në një intervistë për Revistën Elite, ai është shprehur për herë të parë rreth kësaj çështje, por përsëri është munduar të tregohet i rezervuar. “Jam në një fazë interesante të jetës. Ndihem mirë në të gjitha drejtimet. Pastaj italianët thonë që jeta fillon pas të 40 -ve. Unë quhem 7 vjeç sipas tyre. Për martesën ka shumë batuta. Të gjithë i përshtaten një prej batutave ose e gjejnë veten të njëra prej tyre. Ka pasur koncepte strikte për martesën, por besoj konceptet kanë ndryshuar me kalimin e kohës. Unë vetë mbetem i mendimit që njeriu nuk ka pse konsumohet nëse nuk e dëshiron një gjë në rastin konkret martesën. Ashtu siç e përkufizon dhe ligji martesa është vullnet i palëve për të jetuar së bashku. Nëse vullneti ka humbur, martesa bie poshtë. Nuk jam ekspert martesash dhe realisht nuk kam pse vlerësoj as të dështuarat dhe as të suksesshmet. Martesa të dështuara ka pafund, por dhe të suksesshme jo se nuk ka, ose ka dhe shumë që duken si të suksesshme, ka njerëz që jetojnë për t’i treguar të tjerëve suksese e lumturi false unë nuk hyj te këta tipa”,- përfundon kapitullin në lidhje me një pjesë të jetës së tij Riza.

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password