lefuture

Ish bashkëshorti i Angelina Jolie: Në qoftë se ajo ka nevojë për diçka, unë do të jem gjithmonë pranë saj

auto-billy-bob-thornton-main1479374169

13 vite pasi romancës intriguese mes Billy Bob Thornton dhe Angelina Jolie i erdhi fundi, miqësia e tyre duket se do të përballojë testin e kohës.

Thornton tha për ‘Huffington Post’ të martën se përkundër gjërave jo të këndshme që kanë kaluar së bashku, dyshja janë ende shumë të afërt me njëri tjetrin.
Në këtë intervistë aktori nuk nguroi të fliste gjatë për ish bashkëshorten e tij Angelina Jolie, duke thënë se marrëdhënia e tyre ka gjithmonë bazën e miqësisë : “Kur ke një miqësi të madhe me dikë dhe ju me të vërtetë doni njëri-tjetrin, unë nuk mendoj se shkon larg vetëm për shkak se ju keni këndvështrime të ndryshme për jetën” tha Thornton. Thornton tha gjithashtu se aktorja “duket OK” pas ndarjes së saj nga Brad Pitt.
“Në qoftë se ajo ka nevojë për ndonjë gjë, unë jam këtu. Dhe anasjelltas”. Kujtojmë se Jolie dhe Billy Bob u njohën gjatë vitit 1999, ndërsa një vit më vonë u martuan, martesë e cila zgjati vetëm 3 vite./Syri.net

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password