close
Breaking NewsLajme

Ish banori i Big Brother përsëri në burg…

19990320_10213171781440053_9082126580322330590_n

Ai ka qenë ndër të parët konkurentë që ka hyrë brenda shtëpisë së Big Brother. Po flasim për Pol Babin i cili jeton prej më shumë se dy vitesh në Amerikë dhe ku ka nisur një projekt të rëndësishëm në jetën e tij.

Ashtu edhe siç e ka shprehur edhe në rrjetet sociale, Poli do të interpretojë në një projekt kinematografik për të cilin është shprehur shumë entuziast. Ai ka postuar pak orë më parë një foto nga sheshxhirimet që këtë herë duket se janë realizuar një burg në Kaliforni.

“Përsëri në burg” shkruan ai në mbishkrimin e kësaj fotoje që ka postuar në profilin e tij në Facebook.

Image may contain: 1 person, standing and outdoor

Përpara pjesëmarrjes në Big Brother, Pol Babi ka qenë pjesë e spektaklit të parë Mister Albania, ku arriti të kualifikohej në “Top 5-shen” e meshkujve më të bukur shqiptar. Për të gjithë ata që nuk e dini djali simpatik është edhe kushëriri i këngëtares së njohur shqiptare, Rozana Radi./revistawho.com

Tags : Big Brotherfilmpol babiusa
loading...