• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Ish-banori i ‘Big Brother 9’ zhvendoset në SHBA, nis karrierë kinematografike përtej oqeanit

Ish-banori i ‘Big Brother 9’, Ervin Zyfi, prej pak kohësh është zhvendosur në SHBA dhe aty ka nisur karrierën e tij jo vetëm si model, por edhe në projekte filmike. Në një intervistë për ‘Gazetën Panorama’, Ervini ka thënë se ndihet shumë i lumtur që tashmë ndodhet në vendin e duhur, ne kohën e duhur dhe me projektet e duhura.

Madje ai ka treguar se në Amerikë është bërë pjesë e një projekti kinematografik që pritet të finalizohet shumë shpejt. Ndërsa kur është pyetur nëse ka marrë oferta si model përtej oqeanit ai është shprehur: “Sigurisht që kam pasur. Fati im që Zoti më ka atribuar të gjitha cilësitë e një mashkulli për t’u marrë shembull nga të tjerët. Sigurisht që të huajt e vlerësojnë shumë marketingun dhe imazhin. Më duhet ta pranoj që pamja është vetëm impakti i parë, pasi pas saj qëndron një punë kolosale”. /revistawho.com