“Sa më larg”, titullohet kënga më e re e këngëtares seksi, Ingrit Gjoni. Subjekti i këngës flet për një histori dashurie të shkatërruar, të cilën këngëtarja do ta mbajë sa më larg. Teksti i këngës është shkruar nga Alban Ramosaj, ndërsa muzika nga kantautori, Elgit Doda.