Incidenti i ndodhur mes fansit të Luana Vjollcës dhe të dashurit të saj Krenar Çoçaj ka qenë kryefjala e mediave javën që lamë pas. Për herë të parë lidhur me këtë ngjarje ka folur për Gazeta Express menxheri i Luanës i cili ka thënë se Luana është e shqetësuar nga viktimizimi dhe mbështetja që po i bëhet një të sëmuri mendor. “Është një rast i paprecedent që mund të përfundonte tragjikisht. Nuk është marr e as pranuar absolutisht asnjë dhuratë apo lule nga ai person, përvec shqetësime e përndjekje me muaj të tërë. Na vjen keq që po abuzohet me këtë pjesë e po mundohet të shtrembërohet e vërteta. Luana është munduar ta shmang në çdo mënyrë. Avokatët e tij do thonë gjithçka që ta mbrojnë apo nga kudo ku dalin këto deklarata po bëhen për ta lehtësuar gjykimin e tij!”-përfundon menaxheri i saj.