Nuk janë aspak të rralla rastet kur në të njëjtin lokal që konsumojmë kafen, drekën apo darkën të kemi ngjitur apo fare pranë persona të cilët figurojnë të shpallur në kërkim nga policia.
Askush prej nesh nuk ka informacionin e duhur për individët që paraqesin rrezikshmëri të lartë shoqërore, të akuzuar për krime të ndryshme, por që për fat gëzojnë lirinë deri ditën që policia do t’i arrestojë apo ndaj tyre do të bëhet vetëgjyqësi.
Sot Policia e Tiranës ka “inauguruar” website-n e saj të ri. Lajmet për arrestime të bujshme dhe ato rutinë ia kanë kaluar formulimit të një lajmi të mirëfilltë që përpunohet në redaksitë e lajmeve. Foto, video dhe detaje rreth këtyre arrestimeve mund të gjenden fare thjesht, falë vetëm një klikimi.