Mediat italiane kanë publikuar këto ditë imazhet më të fundit nga i famshmi Fabrizio Corona, i cili u fotografua pak javë më parë jashtë burgut, ndërsa drejtohet i shoqëruar nga gardianët për në spital. E fejuara e tij Silvia Provvedi bën me dije se ish- “mbreti i paparacëve” ka dëmtuar dorën gjatë lojës së futbollit. Ndërkohë pas vendimit të gjykatës për të qëndruar në burg, ka nisur grevën e urisë si formë proteste. “Jam e shqetësuar. Ka një javë që nuk ushqehet. Kështu ka në plan të qëndrojë deri kur të vendoset një tjetër datë për gjyqin. Fabrizio është shumë i zhgënjyer dhe nuk e pranon padrejtësinë që po i bëhet. Ai po vuan po nuk qan sepse është i fortë dhe shumë i vendosur”, ka thënë për mediat e fejuara e tij këngëtare. Ajo më tej ka rrëfyer se të dy kanë plane për martesë: “Fabrizio më mungon, është shumë e vështirë. Por jam gati ta pres me çdo kusht. Pres dhe ëndërroj një të ardhme me të. Kemi folur edhe për martesë”./ revistawho.com