Identifikohet viktima që iu pre koka nga aksidenti në autostradën Tiranë-Durrës

viktima19

Policia e Tiranës ka identifikuar viktimën që humbi jetën mbrëmjen e sotme në autostradën Tiranë-Durrës.

Ai është 63-vjeçari Hysen Vrapi, i cili u përplas për vdekje nga një makinë, teksa po tentonte të kalonte në anën tjetër të rrugës.

Mësohet se shkak i aksidentit janë bërë dritat e fikura të autostradës si pasojë e të cilave shoferi i makinës nuk e vuri re Vrapin teksa po kalonte.

Viktimës i ishte prerë koka nga përplasja e fortë e makinës. Drejtuesi i mjetit u ndalua nga policia dhe është shoqëruar në komisariat/ Opinion.

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password