• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

I vendosi djalit emër shqiptar, Adelina Tahiri zbulon kuptimin e tij

Nga martesa me biznesmenin maqedonas, Serioza Markov, Adelina Tahiri solli në jetë fëmijën e saj të parë. Dyshja vendosi që vogëlushin e tyre ta pagëzojnë me ermin, Jon. Në fillim u tha se Adelina i vendosi djalit këtë emër, si shenjë kundër atyre që e gjykuan për martesën me një maqedonas.

Por e vërteta duket se është ndryshe. Në një intervistë për “Prive” Adelina ka treguar origjinën e emrit, Jon dhe kuptimin e tij.

“Babai i burrit ka lindur në Greqi, në anën e detit Jon dhe i ka rrënjët nga atje. Për këtë arsye nga deti Jon e kemi marrë emrin dhe është emër internacional mbi të gjitha, dhe pse ne shqiptarët e përdorim si emër tonin. Për mua emri nuk duhet të ketë paragjykime. Emri duhet të tingëllojë bukur që ta mbajë tërë jetën dhe mua më pëlqen me mbiemrin, Jon Markov, është i shkurtër. Nuk ka prapavijë shqiptare apo maqedonase apo greke. Thjesht është emër i bukur. Nuk ka të bëjë me shqiptarizmin, as me maqedonizmin, as me greqizmin. Emri mendoj duhet të jetë i bukur që të ketë domethënie dhe të jetë i shkurtër dhe i kapshëm për veshin kështu që për gjëra të tjera, gjithçka është personale”, u shpreh Adelina.

Më tej ajo tregoi se nga martesa me biznesmenin është shumë e lumtur dhe se marrëdhënia e tyre ka nisur shumë më parë se të bëhej publike. Prej 1 viti e 4 muaj dyshja jetojnë së bashku./revistawho.com

CLOSE
CLOSE