Sigurisht që çdo gjest sado i vogël që bën i biri, është një çast i veçantë për Fjodora Fjorën. Ajo po shijon shumë rritjen e tij por vazhdon të jetë e rezervuar sa i takon publikimeve. Rrallë Fjodora ndan imazhe të të birit ndaj gjithnjë bëjnë përshtypje. Kujtojmë se historia e Fjodorës me të birin është e bujshme por edhe ndër më të bukurat e faqeve rozë në Shqipëri. Prezantuesja është një nënë singëll dhe djali i erdhi si një dhuratë në jetë pas vendimit të saj për të birësuar një fëmijë, me siguri vendimi më i bukur që ka marrë ndonjëherë.