I riu shqiptar gjendet i vdekur në Itali, ja emri. Hetohet edhe ‘Facebook-u’

auto_carabinieri_-_policia_italiane1476287347

Një shqiptar është gjetur i vdekur në Itali mëngjesin e djeshëm, raportojnë sot mediat lokale, shkruan Syri.net. Efektivët e policisë së Castro dei Volsci e gjetën 22-vjeçarin shqiptar Zamir Beu të pajetë, në banesën ku jetonte me të ëmën në zonën e “Madonna del Piano”. Raportohet se ai është vetëvrarë mbrëmjen e së hënës. Fillimisht, ka qenë e ëma që ka gjetur të birin e pajetë e më pas ka lajmëruar policinë. Hetimi do të shtrihet edhe në kontaktet që i riu ka pasur në Facebook dhe mundësinë se diçka e ka mërzitur. Dyshimet janë se është vetëvrarë në momente dëshpërimi. Shumë persona në vend e njihnin, raportojnë mediat lokale, për të gjithë ai ishte një djalë i mirë, serioz dhe punëtor. Zamiri ka qenë i punësuar në një kompani në Patrica. /Syri.net

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password