I lëndoi veshin në ndeshjen kundër Shqipërisë, ylli i Spanjës befason Lenjanin

lenjani-dhe-agolli-festojne-golin

Gjatë ndeshjes me Spanjën, Ermir Lenjani pësoi një çarje në vesh. Në minutën e 45-të të takimit, pas një dyluftimi për top me Thiago Alcantaran, spanjolli e goditi me bërryl në vesh lojtarin shqiptar duke i shkaktuar lëndime të rënda. Veshi i Lenjanit u ça, ndaj ai u detyrua të bënte menjëherë një operim.
Pas këtij lëndimi të tmerrshëm, Ermiri do të mbetet 15 ditë jashtë fushave të blerta.

333-1

Megjithatë, është për t’u vlerësuar gjesti i mesfushorit të Bayern Munich, i cili është ndjerë fajtor dhe i ka dërguar një mesazh yllit të Kombëtares Shqiptare.

Spanjolli i ka dërguar një mesazh ku i uron shërim të shpejtë mesfushorit shqiptar nga Kamenica në rrjetin social ‘Instagram’.

“Përshëndetje Ermir. Të kërkoj ndjesë për goditjen që të bëra aksidentalisht. Të lutem pranoje ndjesën time dhe të uroj shërim të shpejtë. Nëse të duhet dicka thjesht më thuaj. Gjithë të mirat. Thiago Alcantara”, shkruan ylli i Spanjës.

Lenjani pritet t’i rikthehet fushës pas 15 ditëve, ndërsa ai do të jetë gati për Shqipërinë në ndeshje ndaj Izraelit/Jeta Osh Qef/

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password