lefuture

I kërkuan të vishte peliçe në një set fotografik, modelja lë karrierën…

1479904279-rubywilson

Modelja australiane, Ruby Jean Wilson ishte përgatitur për një set fotografik por ajo vendosi në momentin e fundit të hiqte dorë kur mori vesh se i duhej të reklamonte një peliçe. Ruby është vegjetariane dhe një aktiviste e të drejtave të kafshëve dhe si e tillë nuk mund të pranonte të vishte një peliçe. Modelja e cila ka bashkëpunuar me Marc Jacobs, Louis Vuitton dhe Burberry Prorsum shpjegoi me anë të një statusi nevojën e saj për të hequr dorë. “Sot e gjeta veten në një situatë të vështirë kur mora vesh se duhet të pozoja me peliçe në setin fotografik. Pasi bëra makjazhin e mendova gjatë dhe kuptova se nuk doja të isha pjesë. E shpjegova situatën dhe u largova. I këshilloj edhe miqtë e mi të mos veprojnë siç u thonë stilistët ose kreatorët sepse sgjë s’do të ndryshojë në këtë mënyrë. Unë nuk jam dhe askush nuk është perfekt por duke bërë hapa të vegjël gjërat do të ndryshojnë. Edhe pse ndihem në ankth që e mora këtë vendim, ndihem mirë që jam ngritur kundër diçkaje që jam kundra. Unë nuk besoj se të jesh në botën e modës do të thotë se je nën urdhërat e stilistëve ose kushdo që të paguan. Në fakt mendoj se edhe stilistët duhet t’i thonë jo peliçeve.” -shkruajti modelja. 

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password