lefuture

I gjithë web-i kundër modeles, “Ne që jemi të bukur duhet të paguajmë më pak taksa”

c_2_articolo_3041567_upiimagepp

“Ashtu si unë, shumë njerëz duhet të paguajnë taksa, por për ata që gëzojnë pak famë duhet të ketë përjashtim”. Me këto fjalë Nora Danish, modele dhe aktore e televizionit malajzez, ka nevrikosur web-in e të gjithë botës. Në një intervistë për “Utusan Malaysia”, e reja i ka propozuar qeverisë që të reduktojë taksat për ata që si modelja në fjalë, shpenzojnë shumë para për të kuruar imazhin e tyre.  “Gjatë viteve ne shpenzojmë shumë para për pamjen tonë. Bën pjesë në punën tonë dhe shuma mund të llogaritet me kostot e punës për ne njerëzit e spektaklit. Do të ishte mirë për ne artistët dhe celebritetet që punojmë për bukurinë tonë, të përfitojmë një favorizim fiskal”. shpreh ajo. Deklaratat e modeles, që në Instagram numëron shumë ndjekës, nxitën shumë polemika sidomos në rrjetet sociale ku shumë prej komentuesve i kërkuan asaj që “të përdorë trurin” përpara se të flasë. Kjo e detyroi artisten e re që të rishkruajë një tjetër status duke sqaruar se e kishin keqkuptuar.

BURIMI: TG COM

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password