close
Breaking NewsLajme

I ftohti polar rikthehet sërish, ja çfarë parashikojnë sinoptikanët italianë

auto_gelo_fg1484313941

I ftohti polar në Evropë dhe në rajon pritet të rikthehet sërish gjatë ditës së shtunë dhe të dielë. Instituti meteorologjik italian, ka paralajmëruar se fundjava do të përfshihet nga i ftohti Artik, ku temperaturat pritet të zbresin sërish disa gradë nën zero. Sipas ilmeto.it gjatë ditës së shtunë pritet një mot i kthjellët por mjaft i ftohtë, ndërsa në zona si Korsika Sardenja, Torskana dhe L:azio, gjatë mbrëmjes pritet të ketë reshje dëborë. Ndërkohë që dita e dielë moti do të përkeqësohet dhe reshjet e borës do të bien në të gjithë Italinë. Autoritet njoftojnë gjithashtu që për shkak të erërave të forta, Adriatiku do të jetë i përshirë nga dallgë të forta, çka supozohet që të vërë në vështirësi lundrimin e anijeve që përshkojnë linjën Shqipëri-Itali./syri.net

Tags : dite te ftohtarikthehet
loading...