I dha fëmijës pesë vjeçar makinën, ja çfarë ndodhi më pas…


Alex Dobson nga Australia, e ka lënë pesëvjeçarin Riley të kryej një manovër me veturë, që duke rrotulluar rrotat krijon shumë tym.

Krenar me këtë veprim, ai e ka postuar filmimin në YouTube, duke marrë vëmendjen e shumë njerëzve përfshirë edhe atë të policisë, transmeton Telegrafi.

Këta të fundit i kanë shkuar në shtëpi pas tri ditësh dhe e kanë marrë në pyetje, lidhur me lejimin e fëmijës të kryej një veprim të tillë me veturën e markës Holden.

Megjithëse manovra e njohur si ‘ndezje e gomave’ ka shkuar mirë, pasojat do të ishin të paparashikueshme nëse Riley do bënte vetëm një veprim të gabueshëm.

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password