Reperi i njohur Fero dhe modelja Arbenita Ismaili, janë kthyer në një nga çiftet më të komentuar kohët e fundit. Ata nuk kanë nguruar të bëjnë publike lidhjen e tyre dhe shpesh herë e shprehin dashurinë edhe hapur. Jo rrallë herë ata komentojnë nëpwr foto duke treguar hapur dashurinë apo faktin që i mungojnë njëri-tjetrit.
Së fundmi Arbenita ka publikuar një foto ku shfaqet duke pozuar me fustan nusërie dhe të gjithë vëmendjen e ka rrëmbyer komenti i Feros.
“Princesha ime”,-shkruan Fero ndërkohë që ajo i është përgjigjur me disa ikona zemrash të kuqe./revistawho.com