Pak ditë më parë Dua Lipa postoi një fotografi të ish të dashurit të saj Isaac Carew dhe menjëherë nisën aludimet për një rikthim të tyre. Këtë lajm fansat e këngëtares nuk e pritën aspak mirë dhe filluan ta paragjykonin pasi ajo theu rregullat të cilat ka thënë në tekstin e këngës “New Rules”. Por duket se Duas nuk do i ecë as këtë herë ky rikthim. Isaac Carew është fotografuar në një lokal nate në shoqërinë e një vajze teksa po kërcejnë nën ritmet e muzikës së Dua Lipës.
Kjo vjen menjëherë pasi ai dhe Dua janë fotografuar së fundmi bashkë në rrugët e Londrës, gjë që e dëshmonte se ata po e rikuperonin romancën./revistawho.com