close
Breaking NewsLajme

I dashuri refuzon ta takojë në burg Tuba Buyukustun? Përgjigjja që i ktheu aktores

IMG_7597

Umut Evirgen, producenti i përfolur për një lidhje dashurie me aktoren e njohur turke, Tuba Buyukustun, prej afro një muaji është në burg për shkak të incidentit me gazetarin e “Milliyet” pak javë më parë.
Siç raportojnë mediat turke, aktorja Buyukustun ka dashur që t’u bëjë vizitë të ndaluarve të incidentit, por ka qenë Evirgen ai që ka refuzuar.

Sipas raporteve, emri i aktores bukuroshe u përmend menjëherë pas incidentit të ndodhur me gazetarin (iu rrëmbye me forcë aparati fotografik me fotot e Tuba-s dhe Evirgen).

Evrengen u arrestua më 22 qershor dhe rrugët e tyre duket se aty u ndanë. Përreth një muaj më pas, Büyüküstün dëshiron që të vizitojë të ndaluarit që u përfshinë në operacionin “Metris F”.

“Nuk dua të më shohë këtu ”

Evirgen, i cili po përgatitet për të dalë në gjyq më 17 korrik, mësohet ta ketë refuzuar aktoren e njohur duke thënë: “Nuk dua të më shohësh këtu”

Tuba Büyüküstün, nënë e dy vajzave binjake, i dha fund martesës së saj 6-vjeçare me Onur Saylak, më 5 qershor. Menjëherë më pas, emri iu përmend për një lidhje me biznesmenin Umut Evirgen./Class

loading...