Jeremy Meeks u bë i famshëm në mbarë botën si i burgosuri më seksi në planet… Me qindra-mijëra vajza u kthyen në fanset e tij më të zjarrta dhe falë këtij popullariteti, ai është sot një nga modelët më të paguar në botë. Pjesëmarrja e tij e fundit në “Festivalin e Kanës” mori sërish vëmendje edhe në mediat shqiptare, pasi djaloshin bukurosh e takoi nga afër një yll i ekranit shqiptar, Albana Osmani, e cila ishte në Kanë për t’i dhënë jehonë ndërkombëtare fondacionit të saj, “Ti je një luledielli”.
Por nuk paska mbaruar gjithçka këtu. Një tjetër shqiptar i njohur është takuar me Jeremy-n dhe ai është modeli dhe aktori shqiptar, Rolando Lekaj dhe të dy bashkë kanë bërë shqiponjën e simbolit tonë kombëtar. / revistawho.com