I bëjnë dedikim me foto në murin e Kryeministrisë, artisti i famshëm shqiptar: Ndihem i prekur


“Më vijnë të tilla foto nga Tirana dhe ndihem i prekur nga gjithë ky respekt… Zoti e bekoftë vendin tim”. Ky është reagimi i artistit shqiptar, i famshëm e i suksesshëm edhe nëpër botë, baritonit Gëzim Myshketa. Atij i kanë bërë një dedikim në murin e Kryeministrisë, ku çdo fundvit njerëzit mund të lënë mesazhet e urimet e tyre. Dikush ka dërguar foton e Gëzimit, imazh teksa ai këndon në skenë. I prekur nga ky gjest ai ka përshëndetur në llogarinë e tij në Facebook ku ka dhënë edhe bekimin për vendlindjen e tij. Myshketa është një bariton i talentuar nga qyteti i Durrësit, i cili ka kënduar në teatrot më prestigjiozë të Europës. Teatrot e operës në Romë, Zyrih, Salsburg, Trieste, Berlin apo Marsejë janë disa nga stacionet ku është ndalur rrugëtimi artistik i baritonit durrsak.

15672947_10211649440972225_2487567356598929143_n-1

14470382_10210658372316128_2536042209889767272_n

 

 

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password