close
Breaking NewsLajme

HUMBJA E KUNATIT / Eranda Libohova: Sot në ditëlindjen tënde duhet të ishim duke pirë një gotë verë

IMG_3541

E mërkura që lamë pas ishte një ditë aspak e mirë për familjen Libohova. Bashkëshorti i motrës së madhe, këngëtares së adhuruar nga shumë breza, Irma Libohovës, u nda nga jeta. Vetë artistja, fituese e disa çmimeve të rëndësishme nuk ka bërë asnjë deklaratë për këtë, por mesditën e së dielës ishte motra e saj, Eranda, e cila i kushtoi disa fjalë kunatit të saj të ndjerë, i cili sot duhej të festonte ditëlindjen.

“Na ke lënë shumë kujtime Beso! Sot në ditëlindjen tënde duhet të ishim duke pirë nga një gotë verë e duke qeshur me batutat e tua… Do na mungosh shumë!”, – ka shkruar këngëtarja e dashur Eranda Libohova bashkangjitur fotografisë së kunatit të saj. / revistawho.com

Tags : Eranda Libohova '
loading...