Opinioni publik rus po vazhdon të tronditet, pas arrestimit të çiftit të kanibalëve, që kanë vrarë e ngrënë 30 persona. Ndërkohë të tjera detaje janë zbardhur nga hetimet. Dmitry Baksheev dhe gruaja e tij Natalia kanë pranuar gjithçka, por policia po përpiqet të zbardhë dinamikë e asaj që ka ndodhur në më shumë se 20 vjet. Mësohet se ata i zgjidhnin viktimat e tyre, nga faqet për njohje në internet.
Sipas raportimeve të “Sun”, dyshohet se Natalia u ka dhënë për të ngrënë mish njeriu, studentëve të akademisë ushtarake të Krasnodar, ku punonte si infermiere. Pikërisht aty ku u gjendën edhe mbetjet e trupit të një gruaje. Gjymtyrët e saj Dmitri i kishte përdour si sfond, për të bërë një “selfie”. Dhe ishte kjo indicia e parë që burri u pikas nga policia. Hetuesit më pas kanë gjetur 7 thasë me gjymtyrë njerëzish në frigoriferin e shtëpisë së tyre. Apartamenti është plot me gjurmë që dëshmojnë krimet e kryera nga Baksheev dhe gruaja e tij. Në fillim ata i rrëmbenin viktimat, më pas i merrnin në apartamenin e tyre, ku u gjet dhe një kavanoz me lëkurë njeriu. Ata po bashkëpunojnë me policinë për të identifikuar viktimat. Natalia ka bërë emrat e 12 prej tyre, pasi policia i tregoi fotografi të njerëzve që janë zhdukur në jug të Rusisë. Ndërkaq burime nga policia e përshkruan shtëpinë e çiftit si një vend horror. “Kishte shumë celularë, që ishin të viktimave. Në to gjetëm video se si gatuhet mishi i njeriut”, tha një burim. Eksperimenti i tyre i parë ka ndodhur në 28 dhjetor të vitit 1999, kur Dmitry ka bërë edhe foton e tij të parë me viktimën, sipas burimeve policore: “Në foto shihet koka e një gruaje në një pjatë, e rrethuar nga mandarina. I kishin vënë ullinj në sy dhe një limon në hundë”. Bëhet fjalë për Elena B, kolegen e gruas që e hëngri./ revistawho.com
https://www.youtube.com/watch?v=PyatHbLtHfM